Një rrobaqepsi në Korçë mori flakë këtë pasdite duke pësuar dëme materiale.
Rreth orës 16:50, në lagjen nr. 9, Korçë, rruga “1 Maji”, ka rënë zjarr në tarracën e një godine (rrobaqepësie). Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka njerëz të lënduar, njoftoi policia e Korçës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht si pasojë e një mase në rrjetin elektrik. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...