Akt taleban të qeverisë dhe Edi Ramës e kanë konsideruar sot mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk në Tiranë, kreu i PD, Sali Berisha dhe deputetja Albana Vokshi.
“Rama po vepron nën diktatin e Erdoganit, një akt shumë i rëndë”, tha Berosha gjatë një konference shtypi në selinë e PD.
“E konsideroj një akt më të rëndë, mbylljen pa asnjë shpjegim publik, por vetëm nën diktatin e Erdoganit, të shkollës që mban një nga emrat më të nderuar, autorit shqiptar të himnit turk, “Mehmet Akif”.
I them Edi Ramës, ke mbyllur një kopsht ku ka qenë 250 Zaho. Të skuqesh nga turpi që u mbyll vogëlushëve kopshtin. Një akt të tillë nuk mund ta ndërmerrte kush. Edi Rama, ka treguar se je i aftë për çdo lloj akti.
E njëjta gjë për kolegjin “Mehmet Akif”. Një kolegj nga më të mirët. Për probleme ideologjike që ka Erdogani me Gylenin, ato janë probleme të Turqisë, jo të Shqipërisë”, deklaroi Berisha.
Më herët deputetja Albana Vokshi tha se vendimi i qeverisë është akt taliban i Edi Ramës për qëllime të pastra politike si në kohën e diktaturës.
“Edi Rama, si një ajatollah, ka detyruar dy gra në qeverinë e tij, të firmosin për mbylljen e një gjimnazi dhe të një kopshti me 225 fëmijë në Tiranë.
16 medalje ari dhe një dekoratë e firmosur nga vetë Edi Rama është simbolika më e fortë që i jepet një shteti që është kundër arsimit.
Gjimnazi Mehmet Akif është një aset që duhet mbrojtur, një shkollë elitare, e certifikuar në 30 vjet për cilësinë e mësimdhënies, përgatitëse e brezave të shkëlqyer me nxënës nga e gjithë Shqipëria. Dhjetra nxënës që kanë shkëlqyer në cdo universitet dhe kanë fituar olimpiada kombëtare dhe ndërkombtare.
Partia Demokratike e dënon aktin e Edi Ramës, i cili kur nuk është duke ndërtuar për Vucicin, është duke shembur për Erdoganin.”.
Partia Demokratike e refuzon politikën e vasalitetit, që shkatërron çdo vlerë që kemi ndërtuar që me themelimin e shtetit shqiptar, deri te përpjekjet tona 30 vjeçare për të ndërtuar shtetin ligjor sipas standardeve të Perëndimit.
Ajo që po ndodh me kolegjin Mehmet Akif nuk është mbyllje, por shembje. Jo vetëm e një shkolle, por e filozofisë së pluralitetit, që duhet të udhëheqë një shtet modern europian.
Ne bashkohemi me protestën e nxënësve, prindërve dhe mësuesve të gjimazit dhe kopshtit të shoqërisë Turgut Ozal, duke e cilësuar rezistencën e tyre si të denjë, të drejtë dhe të pamohueshme.
I bëjmë thirrje Edi Ramës të tërheqë urdhrin taleban për mbylljen e një shkolle dhe kopshti fëmijësh, dhe t’i japë fund sjelljes me dy standarde, ku ditën bën si liberal dhe natën sillet si ajatollah”, deklaroi Vokshi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/