Drejtues te kopshtit “Zybejde Hanëm”, mbyllur nga ninistria e Arsimit bënë të ditir sot përmes një deklarate se kanë çuar çështjen në gjykatë.
“Pavarësisht reputacionit që gëzojnë institucionet tona arsimore në vend dhe më gjerë, me keqardhje të madhe theksojmë se gjatë muajve të fundit, kopshti “ Zübeyde Hanım” Tiranë , ka qenë papritur objekt i inspektimeve të shtuara të cilat nuk i përgjigjen asnjë plani monitorimi apo inspektimi nga organet në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ( MAS), të cilat kulmuan me miratimin e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr.540, datë 15.09.2022 “Për mbylljen e veprimtarisë së institucionit privat të arsimit parauniversitar “Zübeyde Hanım” Tiranë”.
Në raportet e inspektimit është konstatuar se ky kopsht përmbush të gjithë kriteret e ligjshmërisë si dhe është lënë rekomandim nga inspektorët marrja e miratimit për ndryshimin e vendndodhjes së kopshtit, në dukje një procedurë për t’ja përshtatur ligjit, gjë që ka gjetur mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të Shoqërisë Turgut Ozal për ta zbatuar.
Në zbatim të rekomandimeve, kopshti jopublik “Zubeyde Hanim” në mënyrë të përsëritur ka aplikuar për marrjen e miratimit duke filluar nga data 16.02.2022.
Pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme gjatë kësaj periudhe, me shkresën nr. 4004/5 Prot., datë 13.09.2022, MAS ka refuzuar kërkesën tonë për miratimin e ndryshimit të vendndodhjes, procedurë e cila është rutinë për këdo që ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e drejtuesve të kopshtit.
Në deklaratë theksohet se mbyllja erdhi në nga situata jashtë sferës së zbatimit të ligjit, të cilat nuk lidhen me arsimin.
“Ne kemi depozituar të gjithë dokumentacionin pranë Gjykatës përkatëse për anullimin e këtij Urdhri, si dhe kemi njoftuar të gjitha institucionet e interesuara vendase dhe të huaja për situatën e krijuar. Duke besuar te demokracia dhe shteti ligjor në Republikën e Shqipërisë, shprehim vendosmërinë tonë për të ndjekur deri në fund rrugën ligjore me organet e drejtësisë në vend dhe më gjerë”, thuhet në deklaratën e drejtuesve të kopshtit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/