Ministrja e Arsimit për mbylljen e kolegjeve turke: Nuk plotësuan standartet

Ministrja e Arsimit për mbylljen e kolegjeve turke: Nuk plotësuan standartet

25
0
Shares

Ka reaguat sot Ministrja e Arsimit Evis Kushi në lidhje me mbylljen e kolegjeve të sistemiz Gylen në Shqipëri.

Kushi thotë se ky vendim ka ardhur si rezultat i konstatimit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga pronarët ndërsa thekson se vendimi ka lidhje me kërkesën e Erdogan për dëbimin e ‘gylenistëve’.

Deklarata e ministres:

Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e licencës në fjalë.
1. Kanë filluar procesin mësimor 2022-2023 në një vendndodhje dhe mjedise të tjera. Ato nuk janë miratuar nga MAS, pra pa certifikimin ligjor përkatës të standardeve të godinës.
2. Nuk i kanë plotësuar më tej kriteret ligjore edhe pse nga ana MAS është kryer dy herë verifikimi i tyre.
3. Në kushtet e ushtrimit të veprimtarisë jashtë kritereve përkatëse licenca duhet të revokohet.
Ministria e Arsimit dhe Sportit në çdo rast ka përgjegjësinë për garantimin e standardeve, sigurisë dhe mirëqenies së nxënësve. Prandaj, në respekt të ligjit dhe në mbështetje të 160 nxënësve dhe të familjeve të tyre, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të transferuar nxënësit në shkolla që përmbushin kriteret dhe standardet e funksionimit.

Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit nënvizon se revokimi i licencës në fjalë nuk ka asnjë lidhje me spekullimet e ndryshme rreth shkaqeve të këtij vendimi. Gjithashtu, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron të gjithë të interesuarit për këtë çështje, se në këtë fillimviti shkollor nuk janë vënë re raste të tjera shkeljesh të së njëjtës natyrë dhe kriteret e standardet ligjore janë të përmbushura për të gjithë nxënësit e tjerë të shkollave jopublike.

Fillimisht u mbyll kopshti jopublik “Zübeyde Hanım”, pjesë e shkollave Turgut Ozal pas një vendimi nga Ministria e Arsimit. Ndërkohë me anë të një VKM-je (Vendim i Këshillit të Ministrave) është vendosur dhe mbyllja e kolegjit privat turk “Mehmet Akif Ersoy”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY