Malltezi: Nuk jam thirrur në SPAK, ‘përqindjet’ e Ballës gënjeshtra, duhet të...

Malltezi: Nuk jam thirrur në SPAK, ‘përqindjet’ e Ballës gënjeshtra, duhet të shkojë në burg për kallëzim të rremë

41
0
Shares

I ftuar në emisionin “Open”, Malltezi tha se në burg duhet të ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për kallëzim të rremë. Ndër të tjera, Malltezi u shpreh se ai nuk është thirrur nga SPAK për të dëshmuar lidhur me këtë.

Malltezi: E para unë tani po e marra vesh ça neni qenka por sa për atë punë ndihem ok se Edi Rama na kontrollon çdo 6 muaj për këtë nen. Dosja vërtetë është iniciauar nga Taulant Balla por ai është gjetur fajtor për shpifje. Sot shumë nga fletushkat e majta kanë paraqitur një dokument të Jakomonit dhe unë e gjeta këtë dokument, por e bukura është se dalin 9 familje të tjera që s’kanë lidhje me këto 5 familjet që janë këtu.

Është bërë publik një dokument, kyç është quajtur nga kallëzuesi. Taulant Balla ka thënë se për ato që ju keni privatizuar jeni shpronësuar dhe njëherë si pronar.

Malltezi: Jo është gënjeshtër. Taulant Balla nuk e paraqiti dot dhe u gjet fajtor për shpifje. Këtu siç e shihni në dokument ka 9 emra të tjerë. Figuron Adem Xhepa dhe Qorraliu, por nuk rezulton Begeja. Flasim për objektet në pjesën veriore të fushës së aeroplanëve.

Këtu kemi të bëjmë me proces kthimi të pronës. Kur shteti komunist dhe hajdut ia kishte marrë pronën pronarit, është i detyruar t’ia kthejë mbrapsht. Kam këtu dokuemnta të 96 që njeh dhe kthen pronën pjesërisht për familjen Begeja. Kam të familjes Llagami dhe të familjes Saliaga. Zoti Balla, mos të merremi me një shpifës. Le të vazhdojë hetimi në SPAK.

Ka një hetim në SPAK. A jeni thirrur dhe a do shkoni?

Malltezi: E para unë s’jam thirrur në SPAK. Pa dyshim do shkoj. SPAK të mos ketë frikë të çojë zotin Balla në burg për kallëzim të rremë. Balla thotë kjo është tokë e shpronësuar, ne kemi regjistrin hipotekor që vërteton vazhdimësi prone.

Ju nuk dini që 200 e ca prona të tjera të Ministrisë së Mbrojtjes janë privatizuar?

Malltezi: Jo moj zonjë ia kthen ligji pronën pronarit. Dhe ne as 1/10 e pronës nuk na është kthyer. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY