Rama: Bisedova me Erdogan, do marrim dronë Bajraktar

Rama: Bisedova me Erdogan, do marrim dronë Bajraktar

56
0
Shares

Kryeministri Rama deklaroi sot vetëm pak orë pasi mbylli në Shqipëri shkollat e rrjetit të Gylen, se vendi do të pajiset me dorn “Bajraktar” të armatosur.

Kreu i qeverisë u shpreh për emisionin “Opinion” se ka diskutuar me Presidentin e Turqisë, Erdogan për marrjen e 6 dronëve. Sipas tij ata do të përdoren për rujatjen e territorit, për ndërtimet pa leje, ndjekjen e personave në kërkim

Rama: Ne kemi biseduar për domosdoshmërinë e dronëve dhe jemi në përfundim të marrëveshjes për të marrë edhe ne drone bajraktar, dron të armatosur.

Pyetje: Do ti paguajë Shqipëria këto?

Rama: Po, patjetër

Pyetje: Janë të shtrenjtë?

Rama: Janë me çmim të arsyeshëm.

Pyetje: Sa dron do të marrë?

Rama: Janë me pako, do të marrim 6 dron të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, për kultivimin e drogës etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY