Kryeministri për Ervis Martinaj: Ja pse e vonoj deklaratën e policisë për...

Kryeministri për Ervis Martinaj: Ja pse e vonoj deklaratën e policisë për fatin e tij

47
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot në Opinion për ekzekutimet mafioze në vend njësoj si vite më parë: “le të hanë kokat e njëri-tjetrit”. Megjithatë pavarësisht luftës për të ngrënë koka ai mendon se Shqipëria ishte vend i sgirut dhe se qytetarët nuk ishin të kërcënuar nga bandat kriminale.

Rama: Në Shqipëri nuk po ndodh asgjë e veçantë. Po vijon përpjekja për uljen e numrit të vrasjeve, të aksidenteve. Mund të themi se 2022 është vit me numër më të ulët të vrasjes. Kallashnikovë që sharrojnë dy veta, ka pasur me shumicë në të shkuarën. Shqipëria ka pasur 120 vrasje në vit. Jeni shumë gabim, sot jemi në një proces përpjekje që vazhdon. Nuk jemi në kushtet që e kemi shtrënguar plotësisht këtë situatë.

Bandat nuk dominojnë asgjë tjetër në Shqipëri përveçse territorin e kriminalizuar mes tyre. Nuk ka kërcënim bandash për shqiptarët. Bandat bëjnë mirë që po hanë kokat e njëri tjetrit. Policia ka detyrë të ndërhyjë fuqishëm deri në neutralizimin e tyre.

Ndërsa në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt Rama ai tha se se policia dinte më shumë se të tjerët lidhur me zhdukjen e tij.

Ai shtoi ndër të tjera, se ishte vazhdimisht i informuar por theksoi se policia duhet të ketë qartësi më të madhe për të bërë një komunikim zyrtar.

Edi Rama: Ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë drejtorit të përgjithshëm që të bënte një hap prapa sepse është e papranueshme që vendi të jetojë nën një skenar Big Brother të kronikës së zezë. Nuk e di nëse ka prova. Unë jam vazhdimisht i informuar. Problemi është që versioni duhet të bazohet në prova. Policia ka shumë më tepër se cfarë kanë të tjerët, por duhet të ketë qartësi kur bën një komunikim zyrtar. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY