Del dëshmia e Endrit Dokles për Martinajn, çfarë ka deklaruar në prokurori

Del dëshmia e Endrit Dokles për Martinajn, çfarë ka deklaruar në prokurori

81
0
Shares

Është publikuar sonte edhe dëshmia e shkurtër e Endrit Dokles në prokurori në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinaj.

Dokle doli në dëshminë e Nuredin Dumanit që tha se ka qenë objektiv i shënjestrës së Martinajt. Por Dokle mohoi të kishte lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Dhe po kështu nuk kam asnjë konflikt me Ervis Martinaj” – është shprehur Dokle, transmeton Balkanweb.

Familjarët e Ervis Martinaj, konkretisht xhaxhai i tij ka hedhur dyshime për përfshirjen e Endrit Dokles në zhdukjen e tij.

“Unë dyshoj se zhdukja e nipit tim Ervis Martinaj ka lidhje me grupe kriminale dhe individë që i ka përfshirë Nuredin Dumani. Në këtë histori është edhe Indrit Dokle. Ai mund te ketë organizuar gjithçka lidhur me zhdukjen e nipit” – ka thënë para hetuesve Faik Martinaj, xhaxhai i Ervis Martinaj.

Sipas dosjes hetimore shfaqja e fundit publike e Martinaj, daton të jetë më 9 gusht në Tiranë. Kjo në ambientet e një qendre tregtare pranë Zogut të Zi. Vetëm disa ditë pasi ai ishte parë të lëvizte i lirë në Durrës.

Nga data 9 gusht, kur ai shfaqet në Tiranë dhe deri më 10 gusht që përkon me kallëzimin për zhdukjen e tij, nuk ka më asnjë shenjë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY