Ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se 30 deputetë kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.
“Ça fitojmë ne me hapjen e dosjes? Ne i dimë kush janë spiunët. Ata duhet të shporren nga administrata.
Gjithë sistemi i drejtësisë komandohet sot, nga shkolla e magjistraturës, Gjykata e lartë , KLGJ nga ish gjyqtarë e prokurorë që u kanë shkulur thonjtë njerëzve me tortura. Ky është një amoralitet i dukshëm i kësaj klase politike. Pse i kanë lejuar? Sepse ka brenda spiunë. Sot që flasim janë 30 deputetë spiunë. Do i shihni te votimet. Ata që janë spiunë nuk do e votojnë ligjin e spiunëve”-theksoi Murrizi gjatë një inzerviste për euronews Albania. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/