A është i Sinaloas? Biznesmeni Luftar Hysa tregon rrethanat. Pse u takua...

A është i Sinaloas? Biznesmeni Luftar Hysa tregon rrethanat. Pse u takua me Edi Ramën

112
0
Shares

Biznesmeni Luftar Hysa ka mohuar çdo akuzë që ai dhe vëllezërit e tij kanë lidhje me kartelin Sinaloa në Meksikë, gjatë një interviste me Blendi Fevziun.

Ai tha se lajmi në median meksikane është bërë nga kundërshtarët e tij. Luftar Hysa mohoi dhe se emri tij është përfolur si i përfshirë në skandalin e Panama Papers.

Ndër të tjera, Luftar Hysa se në Meksikë dhe në shtete të tjera ka dhjetëra biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre  sipas ligjeve të vendit ku operojnë.

A është i Sinaloas?

A ju lidh ju gjë me kartelin e Sinaloas?

Pse duhet të vendosin ata dhe do ta shpjegoj me shumë qetësi. Histori e Meksikës është histori e bukur që për mua është histori suksesi. Nuk është hera e parë që sulmohem, por unë nuk nisem nga sulmet gazetës. Por duke lezuar atë dhe duke më parë mua këtu, nuk shkon, nuk shkon se një prerje e nj njeriu si unë, unë me fjalën e kasabasë nuk merrem. Do e shpjegoj pse. Ne merremi me këtë teëm, nuk merren me temat e ditës. Është si puna e saj që në kohën e Enverit që tha do mbjellim pambuk, jo tha agronomi nuk mbillet, e morën atë e dhe e dënuan në qendër të fshatit. Një njeri nga Belçi të merret me kartelin e Sinaloas. Të kem takuar unë  El Mayo?  Të merrem unë me kartele? Unë bëj vetëm biznes të ligjshëm. Çfarë ndodh? Absolutisht jo. Të merresh nga Shqipëria se një kartelë do fus lekë, është një pikë në oqean. Ky sulm ndoshta ka filluar nga kjo studio. Këtu një gazetar më ka përmendur para tre vitesh. Gazetari tha në studio se karteli i Sinaloas është futur në  sherr me kartelin tjetër për shkak të  një shqiptari. Ti i the kush është ky e ai më përmendi mua. Kjo është fals, s’ka bazë. Në vitin 2010 u gjet një shqiptar Luftar Hysa nga Mamurrasi dhe kërkohej nga Interpoli dhe u lidh me emrin tim dhe në Meksikë u mor sikur kjo gjë kishte të bënte me mua. Ajo gazeta në atë kohë shkroi një artikull. Kush e bën? Kundërshtarët që janë të huajt. Para një viti e gjysmë u bë një denoncim në Meksikë dhe në botë denoncimet anonim nuk shkojnë para.

Emri juaj është përmendur dhe në Panama Papers?

Për herë të parë në Panama kam qenë në vitin 2020, kemi parë mundësin për të hyrë në treg dhe unë aty s’kam patur një llogari bankare apo biznese. Për këto ka qenë një kompani tjetër e cila u lidh me kompaninë tonë, por që është mbyllur që në vitin 2006. Por njerëzit lexojnë në google.

Pse u takova me Kryeministrin Rama:

Hysa: Unë kam një mikun tim që është nga Skocia dhe jeton në Londër. Maksi është fotograf dhe shkruan libra. Dhe ky njeri donte të bënte një libër për Shqipërinë. Në telefonin tim i kam të gjitha bisedat me Maksin. Duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, mendova që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt.

Fevziu: Si e takuat Ramën?

Hysa: Ramën e gjeta nëpërmjet një mikut tim gjerman, që është mik i mirë i Shqipërisë.

Fevziu: Është deputet i Bundestagut?

Hysa: Patjetër dhe jam krenar që e kam mik, sepse është një dashamirës i madh i Shqipërisë.

Fevziu: Për të takuar kryeministrin shqiptar përdorët një deputet gjerman?

Hysa: Ndodhi që në atë kohë që ishte Covid-19 ndodhesha në Shqipëri.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY