Në kuadër të operacionit policor të koduar “Contraband 2” u bë arrestimi në flagrancë i 2 personave:
– Sh. A., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një magazinë në pronësi të shtetasit Sh. A. kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme që dyshohen se janë futur kontrabandë në vendin tonë.
– D. Y., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore të akcizës”, “Tregtimi dhe tansportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. Y., në rrugën “Ymer Kurti”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe arka me pije energjike, të dyshuara të kontrabanduara. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/