Naço mbyll debatin në Komisionin e Sigurisë, Spiropali nuk u përgjigj dot...

Naço mbyll debatin në Komisionin e Sigurisë, Spiropali nuk u përgjigj dot në pyetjet e Nokës

58
0
Shares

Sekretari i Pergjithshem i PD Flamur Noka ne Komisionin e Sigurise u përfshi në një debat me ministren e Shtetit, Elisa Spiropali.

“A kanë përgjegjësi sipas jush kompanitë që janë paguar për ndërtimin, administrimin dhe mbrojtjen kibernetike të sistemit dixhital në qeverinë e Shqipërisë?

A mban kush përgjegjësi në këtë shtet për tenderat sekret në vlerën e 195 milionë euro të bëra ndërkohë që efekti i pagesës dhe tenderave sekret që keni paguar ishte zero. A ka kush përgjegjësi? Sepse e kaluat çështjen e të dhënave që nxorët tek patronazhistët dhe askush nuk u ndje përgjegjës.

Të paktën sot që ne dolëm si shtet të zbuluar përballë terrorizmit kibernetik të Iranit, a ka kush përgjegjësi?”, ishin pyetjet e Nokës.

Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço detyrohet të mbyllë mbledhjen pasi ministrja Elisa Spiropali nuk mundi t’i përgjigjej pyetjeve të opozitës dhe diskutimeve të tyre. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY