Gjykata dënoi me burg përjetë Përparim Ademin, pereonin që vrau dy motrat.
iDy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi në Tiranë u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre me 31 dhjetor 2020.
Hetimet e Prokurorisë treguan se shkak i ngjarjes së rëndë u bë xhelozia dhe kërkesa e motrave për të shkëputur marrëdhëniet me të.
“Nga ringritja e skenës së vrasjes, Ademi rezulton se ka shkuar me armë zjarri në ambientet e apartamentit ku jetonin Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ai ka nisur të qëllojë drejt derës së apartamentit ende pa u hapur dhe pasi ka hyrë brenda ka qëlluar me breshëri plumbash edhe ndaj tyre duke i lënë të vdekura në vend”, ishin përfundimet e hetimeve për momentin e ngjarjes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/