Apeli në Tiranë lë në burg shoqëruesin e Ervis Martinajt

Apeli në Tiranë lë në burg shoqëruesin e Ervis Martinajt

29
0
Shares

Apeli ka lënë në burg sot oficerin e FNSH Jeton Lami që u pa në kamera në shoqrimin e Ervis Martinajt.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest ne burg” ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Jeton Lami, i dyshuar për kryerjen e veprës penaleShpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:

Pranimin e kërkesës.
Të caktohet ndaj personit nën hetim shtetasit J.L, masa e sigurimit personal Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 283 të K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penaleShpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, të personit nën hetim shtetasit me inicialeJ.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penaleShpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:

Pranimin e kërkesës.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin J.L, të parashikuar nga nenet 232/dh e 238 të Kodit të Procedurës Penale, të vendosur me vendimin nr. 893 datë 23.08.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj.Edlira Petrivendosi:

Miratimin e vendimit nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY