Edmond Spaho, debat me komentuesit në rrjete sociale: Opozita nuk ka ushtri

Edmond Spaho, debat me komentuesit në rrjete sociale: Opozita nuk ka ushtri

51
0
Shares

Deputeti i PD, Edmond Spaho ka debatuar sot në rrjete sociale në lidhje me faktin se pse opozita nuk po protesta dhe çfarë komenti ka deputeti nëse protestat nuk bëhen pasi nuk kanë besim qytetarët.

Më poshtë është debati i treguar nga vetë Spaho:

Sot shkrova nje postim ku vura ne dukje qe Rama sa here flet merr ne qafe dike. Nxitjen e mora nga lavderimi qe Rama i beri dje Romes se Murinjhos dhe humbjen qe Roma pesoi sot.

Nje prej ndjekesve ne fb me shkroi si me poshte:

O zotni leni marrinat po organizoni protesta pa kthim mbrapsht se ai zhumile e ban kastile, ju hedh kokrra kallamoqi qe te keni me cfare mu marr ju, keshtu qe nqs doni me e hedh nga posti merrni gur hunj lopata edhe nqs keni ndonje gja ma efikase shkoni te kryeministrija edhe dhiteni ne hu.

Mund ta kaloja pa pergjigje, por mendova qe debati per kete ceshtje eshte i rendesishem dhe ju pergjigja :

Zamir Bejtja me shkruaj kur te jesh gati te rrish para kryeministrise deri sa te ike Rama. Opozita nuk ka ushtri. Opozita fton qytetaret ne proteste dhe e organizon, por nese qytetaret nuk dalin sa duhet ose qendrojne nje ore ne proteste dhe pastaj ikin, ky nuk eshte faji i opozites. Ne jemi mesuar, dhe kete e tregon edhe reagimi yt, qe te na e bejne punen te tjeret. Po perse te mos marresh ti i pari sopatat, guret, hunjte, lopatat por duhet ti marrin te tjeret? Ishe ti Zamir ne proteste per inceneratoret ku te kane vjedhur 430 milion euro? Jo, nuk ishe. Atehere nuk ke te drejte te revoltohesh.

Nje miku im shqiptar qe jeton prej 30 vjetesh ne Ceki ishte para disa javesh ne Tirane dhe me tha: ne se Rama do ishte kryeministri yne nuk do qendronte ne pushtet as kater dite.

Protesta do kete shpejt, madje afatgjata. Te shohim reagimin.

Pas kesaj nje ndjekes tjeter me shkroi:

Kjo ndodh se qytetaret nuk kane me besim tek ju. Jepni dorheqjen si parlamentare, te shkojme ne zgjedhje.

Ketij zoterie ju pergjigja:

Alket Kristo Opozita ka kusuret e saj dhe njerezit mund te mos kene besim tek ne, por a eshte Rama zgjidhja? E dhame doreheqjen nga parlamenti ne 2019, pastaj nuk hyme ne zgjedhjet lokale dhe shkuam ne grope. Nuk paske mesuar asgje nga 3 vitet e fundit.

I shkrova keto rradhe duke i ndare me ju, vetem me shqetesimin qe protestat e rradhes te jene masive dhe ta rrezojme Ramen.

Ndjese ne se e kam gabim. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY