REAGIMI/ Prandaj çmimet e ndërtimit kanë shkuar deri në 5000 euro për...

REAGIMI/ Prandaj çmimet e ndërtimit kanë shkuar deri në 5000 euro për metër më Tiranë

59
0
Shares

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi sot raportin e Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar, që thotë se janë pastruar 1.2 mld euro nga sektori i ndërtimit në Shqipëri.

Sipas Metës, është e qartë tashmë pse çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë arritur shifrat stratosferike 2000, 3000 madje dhe 5000 euro për metër katror”.

Meta thekson se ky raporton qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe qeverisë.

“Është po aq e qarte arsyeja përse shumë prej familjeve të reja zgjedhin emigrimin, pasi të pasurit një apartament të tyre në Tiranë është një mision i pamundur.

1.2 miliard eurot e pastruara në sektorin e ndërtimit gjatë këtyre tre viteve në Tiranë, siç bëhet e ditur nga raporti i Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkufitar mbi të gjjtha qartëson lidhjen e betonizuar midis krimit të organizuar dhe kësaj Qeverie”, shkruan Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY