Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar pagesat prej miliona eurosh që qeveria po bën ndaj inceneratorëve, pavarësisht se pronarët e këtyre kompanive janë shpallur në kërkim.
Ai tha se arsyeja përse qeveria ishte kaq koherente me pagesat ndaj inceneratorëve ishte sepse në krye ishte kryeministri Edi Rama.
Mes të tjerash, Berisha akuzoi edhe SPAK-un pasi sipas tij, po funksiononte si një mburojë për kryeministrin Rama duke mos vijuar me hetimet për aferën e inceneratorëve.
Argumentat e Berishës:
Ndërmarrjes kriminale të Edi Ramës, Engjëll Agaçit , Arben Ahmetajt dhe Lefter Kokës, Erion Velias, nuk ka institucion, nuk ka forcë në këtë vend që mund t’i bëjëgjë. Kështu muaj më parë, SKAP-i i partisë nënjoftimin zyrtar për këtë aferë gjigande që tejkalon 420 milionë euro njofton se bëhët fjalë për korrupsion procedura prokurorimesh antiligjore, falsifikime dokumentesh, larje parash, tjetërsime pronash.
Pra, një kompleks veprash penale nga më seriozet. Me gjithë këtë, kjo ndërmarrje kriminale, kjo aferë kriminale është e vetmja në Shqipëri, në Europë dhe në botë, mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdon njëlloj sikundër asgjë nuk ka ndodhur, sikundër asgjë nuk është konstatuar, sikundër asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar, sikundër askush nuk është burgosur në këtë aferë.
Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: si mundet pas të gjithë këtyre akuzave, pas shpalljes në kërkim të pseudopronarëve të kompanive të djegësave, qeveria e Edi Ramës dhe Ministria e Financave, të disbursojë deri sot rreth 100 milionë euro. Të vazhdojë të disbursojë plotësisht të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Fierit, mbi 6 milionë euro. Të gjithë shumën e parashikuar për djegësin e Tiranës. Të ndërtojë, të urdhërojë OSHEE-në të ndërtojë, linjën e tensionit të lartë për djegësin e Tiranës, me një shumë prej 6 milionë eurosh.
Si mund të ndodhin këto? Këto ndodhin, kjo aferëkriminale vazhdon jetën e saj, për faktin e vetëm se kjo është aferë e Edi Ramës. Është Edi Rama të dashur qytetarë, që në kudërshtim flagrant, për djegsat e vendit, në kundërshtim me opinionin ligjor zyrtar tëEntit Kombëtar të Prokurimeve Publike, i thotë se negociata e mbyllur është e ndaluar të përdoret, s’mund të përdoret.
Ka firmosur kontratën me negociata të mbyllura. ËshtëEdi Rama ai që ka pranuar që të gjitha prokurimet për djegsat nga Elbasani, Tiranë, Fier të bëhen vetëm nga një kompani, kompania e tyre. Ndaj edhe nëse deri sot pagesat e prapambetura për kompanitë e tjera shqiptare që kanë bërë punimet dhe nuk kanë marrë shumën që u takon ka kaluar në 120 milion euro për vitin. Kompania e Edi Ramës, Engjëll Agaçit , Arben Ahmetajt dhe Erion Velisë ka marrë rreth 40 milionë euro gjatë këtij viti pa kryer asnjë punim. Kjo vetëm e vetëm për faktin se është kompani e qeveritarëve.
Në këto kushte SKAP-i i partisë po përdoret si njëinstrument për hetime fake, për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. SKAP-i i partisë de facto është bërëmburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes sëshqiptarëve nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliaj me sipërmarrjen e tyre.
Në këtë kontekst akuzoj direkt Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn dhe për faktin tjetër. Që të ndërmerret një hap i detyruar nga gjykata duhet një kontroll administrativ i zbatimit tëkontratës. Kontrollin administrativ duhet ta ushtrojëministria e financave dhe ajo e mjedisit. Por kjo kurrënuk ndodh. Sepse Edi Rama nuk lejon të ushtrohet kontroll mbi kompaninë e tij.
Megjithatë dua të them se SKAP-i i partisë ka të gjithëautoritetin ligjor të vendosë para ligjit, jo vetë tëkonfiskojë totalisht pronën e krimit, jo vetëm tëvendosë para ligjit pronarët e vërtetë të saj qeveritarë, por të vendosë para ligjit edhe ata nënpunës, ata qeveritarë që nuk ushtrojnë kontrollin administrativ mbi këtë ndërmarrje që është shtruar në një gropëgjigande të zezë dhe përpin djersën, mundin, paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Është koha të dashur qytetarë dhe qytetare t’i bëjmëgjyqin publik Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. Të cilët e ndjejnë se janë tëpashpresë para jush dhe kanë filluar t’i përcjellin fajin njëri–tjetrit.
Edi Rama deklaron se nuk ka filluar, pavarësisht nga dhjetra e dhjetra milionë euro që janë disbursuar nga djegësi i Tiranës, është përgjegjësia e atyre që kanë marrë paratë.
Me fjalë të tjera është përgjegjësia e Erion Velias. Erion Veliaj deklaron se unë s’kam lidhje aty, pavarësisht se Edi Rama i ka dhënë 8% bonus kompanisë së tij për të fituar tenderin me negociata të mbyllura. Pavarësisht se Erion Veliaj ka mashtruar, ka firmosur dhe ka vendosur në buxhet në kundërshtim me ligjin e vendit, pa pyetur parlamentin e Tiranës,këshillin e qytetit të Tiranës, duke marrë pushtetin e tij, sepse donte të mbushte valixhet e tij. Pavarësisht se ka firmosur në emër të qarkut kur ky nuk është autoriteti i tij
Prandaj edhe njëherë,jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe këtë vjedhje të pamëshirë të kësaj organizate kriminale, për qëndrimin e papërgjegjshëm të SKAP-it të partisë që u shërben si mburojë. Për t’u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me kuadrin, me thirrjet e Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë, për t’i bërë gjyqin publik kësaj organizate kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, ndër më të rrezikshmet në Europë dhe botë. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/