Deputetja e partisë Demokratike, Albana Vokshi ka akuzuar qeverinë për paaftësi dhe dështim të plotë me programin e rindërtimit të shkollave.
Vokshi tha gjatë një deklarate para ministrisë së Arsimit, se për shkak të mësimit me dy turne në shkolla shumë prindër ishin detyruar të linin punët e tyre për t’u kujdesur për fëmijët që kthehen vonë nga mësimit.
Deklarata:
“Prindër të cilët janë të detyruar që të presin fëmiëjt e tyre që dalin nga mësimi shumë të lodhur në atë orë të mbrëmjes. Prindër të cilët sjellin më pak të ardhura në familje sepse i kanë lënë punët për t’u kujdesur për fëmijët. Jam kontaktuar nga prindërit e disa fëmijëve të shkollës 9 vjeçare në Tiranë. Këta prindër janë gjendur përballë një veprimi absurd që fëmijët e trye nuk do mësojnë më në shkollën Mihal Grameno por në Sauk. Pse është marrë ky vendim? Vetëm ministria dhe drejtoria e shkollës e di. Prindërit kanë protestuar ditën e premtë dhe unë i inkurajoj që të vijojnë ta bëjnë dicka të tillë. Është një torturë sistematike që kjo qeveria ka rezervuar për prindërit dhe nxënësit për shkak të korrupsionit dhe të paaftësisë. Programi i rindërtimit të shkollave, është një dështim spektakolar. Ka tre vite nga tërmeti dhe ende këtë vit dhjetëra shkolla nuk mundën të hapnin dyert e tyre. Jo vetëm që nuk janë hapur këto shkolla sepse nuk ka përfunduar rikonstruksioni por disa prej tyre do të shemben për shkak të vendiemve të marra nga qeveria, vendime që askush nuk e di përse merren”-tha Vokshi ndër të tjera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/