19-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në një lokal në Shkodër, Erjon Xhenje është i afërm i dy vëllezëve të shpallur në kërkim për një atentat një vit më parë.
I riu ka lidhje farefisi me dy vëllezërit që dyshohet se bënë atentatin ndaj Taulant Pepajt, në 21 shkurt të vitit të kaluar. Shkëlzen dhe Sehar Xhenje akuzohen për atentatin të bërë ndaj Pepajt.
Faktikisht pati një atentat por nuk kishte viktimë atëherë.
Esmeraldo Hato, Sehar Xhenje dhe vëllai i tij janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi akuzohen se janë personat që kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit, Taulant Pepaj.
Ergon Xhenje u vra sonte në një lokal nga dy persoan që e qëlluan nga një motor. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/