Berisha bisedë me shqiptarë në Itali: Po të mos ishte Antimafia italianë...

Berisha bisedë me shqiptarë në Itali: Po të mos ishte Antimafia italianë Saimir Tahiri do të ishte ‘kryeministër’

41
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim nëpërmjet platformës online me shqiptarët në Itali.

“Antimafia italiane ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në betejën kundër mafias shqiptaret tha ndër të tjera Berisha gjatë takimit.

Italia jep një kontribut në luftën ndaj krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. Antimafia italiane ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në betejën kundër mafias shqiptare.
Po të mos ishte antimafia italiane, Saimir skafisti do të ishte mbi zv/kryeministër të paktën. Ne ju jemi mirënjohës sepse ata bëjnë një luftë kundër organizatave kriminale që dëmtojnë interesat e qytetarëve italianë dhe shqiptarë.

Berisha: Në Tiranë është një tiran, armik i egër i votës dhe lirisë tuaj

Ajo çfarë mund të ju them është se Shqipëria pas 30 vitesh rruge në demokraci, është në kuptimin absolut të fjalës, diktaturë njëpartiake dhe personale.

Pse e them këtë? Sot të gjitha pushtetet kontrollohen tërësisht dhe totalisht nga një person dhe parti. Sot Edi Rama ka pushtet, 10 % më shumë seç kishte Ramiz Aliaj pas shkurtit të vitit 1991.

Diktaturat personale dhe një partiake nuk është se nuk kanë parti të tjera, por një parti e vetme i kontrollon të gjitha dhe ky është rasti tipik, klasik i Shqipërisë.

Edi Rama pasi mori një e nga një të gjitha pushtetet, të fundit Presidentin e Republikës, ashtu siç doli këto ditë ai kishte marrë peng me dosje edhe opozitën shqiptare në mënyrën më të turpshme dhe kriminale.

Pse e them këtë? E them që të ju them ju dhe mbarë shqiptarëve se në Tiranë është një tiran, armik i egër i lirisë tuaj. Një armik i egër i lirive të cilat burojnë nga vota. I lirive të cilat garantohen nga ndarja e pushteteve dhe funksionimi i ligjit. I lirive e cila funksionon me funksionimin e pluralizmit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY