Emre Olur, i njohur si këshilltari për shtyp i mafiozit turk Sedat Peker, është deportuar drejt Spambollit vetëm pak orë pasi zbriti në aeroportine Rinasit.
Sipas mediave turke, Olur u mor nga ekipet e interpolit dhe u kthye në Stamboll rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm. 26-vjeçari turk ka shfrytëzuar pasaportën shqiptare për të udhëtuar disa herë drejt Maqedonisë së Veriut, në Dubai. Nga Emiratet e Bashkuara Arabe ai kishte planifikuar të fluturonte drjet Serbisë, por autoritetet aty kanë vënë në dijeni agjentët turq të cilët kanë nisur gjurmimin.
Me të mbërritur në aeroportin e Rinasit, Olur është ndaluar. Ai ka thënë se jeta e tij është në rrezik dhe ka kërkuar azil. Por diçka e tillë i është mohuar nga autoritetet e vendit tonë, të cilët e kanë deportuar drejt Stambollit.
Policia turke bën me dije se Olur konsiderohet si pjesë e organizatës kriminale të Sedat Peker, një personazh i njohur publik që jeton në arrati. Mbi të rëndojnë dhjetra akuza të ngritura nga autoritetet turke.
Autoritetet shqiptare i kanë refuzuar azilin politik shtetasit turk, duke vendosur deportimin e tij drejt Turqisë pa pasur një seancë gjqësore, duke shkelur në mënyrë flagrante të Drejtat e Njeriut.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/