Vrasja e 23 vjeçarit në Milano, plumbat nga shqiptari në ditëlindje, shkaku...

Vrasja e 23 vjeçarit në Milano, plumbat nga shqiptari në ditëlindje, shkaku lidhet me një grua

146
0
Shares

Një ngjarje e rëndë u shënua në Milano mbrëmjen e djeshme ndërsa 34-vjeçari shqiptar qëlloi ndaj bashkatdhetarëve të tij.

Si pasojë e të shtënave një 23-vjeçar shqiptar humbi jetën, ndërsa një 30-vjeçar u plagos.

“Duket se molla e sherrit ka qenë një grua. Festa e ditëlindjes, disa gota dhe përpjekjet për t’iu afruar një gruaje”, shkruan Corriere della sera.

Detajet nga Corriere:

Ngjarja e përgjakshme ndodhi rreth orës 23:30. Tre shqiptarët e përfshirë në sherr kanë qenë pjesë e një grupi bashkatdhetarësh që festonin ditëlindjen. Duket se gjatë festës një nga të rinjtë e pranishëm ka shfaqur interes ndaj një gruaje në grup.
Për këtë arsye ka lindur një sherr, i cili më pas ka rezultuar në të shtëna me armë, të cilat përfunduan në tragjedi. 34-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar fillimisht 30-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Më pas pjesëmarrësit e tjerë të festës rrethuan sulmuesin, i cili qëlloi disa herë të tjera dhe një nga plumbat kapi 23-vjeçarin.

I riu ka ndërruar jetë pak orë më vonë në spital, pasi plumbi i kishte dëmtuar arterien karotide. Autori i dyshuar u neutralizua nga karabinierët, të cilët  kanë sekuestruar pamjet filmike në zonë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY