Përgjigja e ambasadores Kim pas pyetjes së Jorida Tabakut

Përgjigja e ambasadores Kim pas pyetjes së Jorida Tabakut

92
0
Shares

Një gazetë e përditshme në Tiranë shkruan sot sipas burimeve të padeklaruara se ambasadorja Yuri Kim nuk ka mohuar përmendjen në raportet amerikane për financimin rus të Lulzim Bashës por as e ka pohuar.

Ambasadorja është pyetur dje në takimin në KQZ nga Jorida Tabaku drejtëpërsëdrejti në lidhje me emrin e Bashës.

Çfarë shkruan gazeta:

Burime për gazetën “Panorama” bënë me dije se znj. Tabaku ka pyetur ambasadoren Yuri Kim, nëse në raportin e komunitetit amerikan të zbulimit përmendej Partia Demokratike e Shqipërisë dhe ish-kryetari i PDsë, Lulzim Basha. Por të njëjtat burime bën me dije se përgjigja e kryediplomates amerikane ka qenë se nuk ishte e autorizuar të fliste me detaje, por mësohet se kishte sugjeruar që t’i referohej qëndrimit të zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë.

“Ndoshta më e rëndësishmja, ne jemi angazhuar me vendet në mbarë botën për të ndarë atë që dimë për ndërhyrjen e Rusisë në sistemet zgjedhore gjerësisht, por edhe në raste specifike. Kur kemi informacion, përfshirë informacion zbulimi, në lidhje me ndërhyrjen e Rusisë, ne shpesh jemi në gjendje ta ndajmë atë informacion të klasifikuar me qeveritë partnere”, tha zëdhënësi Ned Price, të mërkurën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY