“Rama feston me rritjen e çmimeve. Pallatet dhe shtesat pa leje në...

“Rama feston me rritjen e çmimeve. Pallatet dhe shtesat pa leje në Tiranë i kanë të partisë, të deputetëve“

39
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot nje takim me banorët e Shijakut për të diskutuar problematikat qe ata hasin çdo ditë dhe alternativat që ofron opozita.

“Rama feston me rritjen e çmimeve. As me Kosovën nuk krahasohemi për mbështetjen ekonomike ndaj qytetarëve”, deklaroi Berisha gjatë takimit.

Pjesë nga biseda e Berishës:

Pse ikin shqiptarët, ikin në dëshpërim të madh sepse varfëria po troket gjithnjë e më shumë në dyert e shqiptarëve. Sa u rritën çmimet gjatë këtyre 6 muajve.

Ju jeni dëshmitarë vetë, çmimet janë rritur me 30-40 %, e në disa raste edhe me 100% apo më shumë. Dhe sot ushqimet bazë në Shqipëri janë më të shtrenjta 7-10% më të shtrenjta se sa në vendet e BE-së, ndërkohë që ne jemi 5-6 herë më poshtë në rroga.

Dhe ky ka vendosur bordet. Ky feston me rritej e çmimeve. Pse feston? Sepse me rritjen e çmimeve, gota e ujit që kushton 10 lekë u bë 20. Nëse përpara ky merrte 2 lekë, tani merr 4 lekë të TVSH-së. Po ta dëgjoni ministren se si flet, po thotë, ekonomia po rritet nga disa faktorë. Po rritet duke rrjepur qytetarët. Kjo nuk është rritje, por antirritje.

Nëse rritja ka për mision prosperitetin, begatimin, kjo rritje i shndërron burimet pasurore, produktet në një mallkim për qytetarët. Çfarë bën ky. Kosova se tani nuk ka nevojë të krahasohemi me asnjë vend tjetër, por me Kosovën dhe Maqedoninë.
Kosova për këtë rritje i jep çdo pensionisti 100 euro. I jep çdo punonjësi të ndërmarrjeve publike 100 euro. Dyfishon ndihmën ekonomike. I jep çdo studenti 100 euro dhe punonjësve të administratës 50 euro.

Po pse, ku i merr. Me rritjen e çmimeve, edhe pse atje janë rritur më pak se këtu, arka e shtetit ka fituar më shumë dhe ato ua kthen qytetarëve. Ky sa u kthen, 10%. Po rris rrogat e mësuesve 9%, po u jap pensionistëve 10% shtesë. Pra ky tallet. Në mentalitetin e vjetër beson se duke i varfëruar njerëzit i përkul më kollaj dhe i nënshtron më shumë, se ndryshe nuk kuptohet kjo.

Berisha: Pallatet dhe shtesat pa leje në Tiranë i kanë të partisë, të deputetëve, të oligarkëve

Çfarë ndodh me biznesin. Pse po ikin njerëzit. Rrogat nuk u rritën, pensionet jo. Çfarë ndodh me biznesin. U bihet burive dhe thuhet se biznesi i vogël nuk ka asnjë taksë. Mashtrues të paskrupullt. Vetëm me tarifën e energjisë, biznesi i vogël sot paguan 3-fishin e detyrimeve që paguante para vitit 2013. Shifrat tregojnë se në vitin 2013 kishte 210 mijë biznese të vogla, sot ka 107 mijë të tilla. Çfarë ndodh. Një përçmim ndaj qytetarëve, shumëzim me zero i komuniteteve, grupeve të interesit, sikur nuk ekzistojnë.

Është krijuar një klimë në të cilën qeveritarët i lejojnë vetes t’i thonë çdo gjë qytetarëve, sikur qytetarët janë kukulla, nuk janë qenie reale. Del aty zëdhënësja e Edi Ramës, para kamerave tek një pallat dhe thotë; Misteri i këtij pallati. Misteri i ryshfetit të pallatit. Po kujt ia thotë, si mund ta thotë një qeveritare. Mister thotë, 2 nëntokë e 7 mbi tokë, si doli ky. Ky është mister, mister ryshfeti.

Përpiqen t’i lajnë duart me këtë xhungël në Tiranë që kanë krijuar me ndërtimet, sikur nuk kanë ligje, nuk kanë jetuar dhe në fund i legalizon. I ka që të gjitha shtesa të partisë. Të deputetëve, oligarkëve. Demokratët nuk e shkelin ligjin. Në fund thotë se meqë ato janë të ndaluara, do të bëjmë ligj për ti legalizuar. As ka ligj as ka maliq, por ka vetëm një kaos të vërtetë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY