Patronazhistët e Iranit kanë rrëzuar sot një sistem tjetër të dhënash shumë të rëndësishme për shqiptarët.
Shërbimet e drejtorisë së Transportit kanë rënë në 10.30 paradite ndërkohë nuk ka njoftim nëse janë rikthyer.
“Shumë NDJESË qytetarëve për bllokimin e disa shërbimeve sot, në drejtoritë rajonale të DPSHTRR, si pasojë e mosfunksionimit të sistemit operativ nga ora 10:24 deri në ora 11:35!
Ekipet nga AKSHI dhe nga kontraktorët u aktivizuan dhe punuan intensivisht për riparimin e shpejtë! NDJESË për një radhë e vonesë që kjo do të krijojë sot gjatë ditës në vijim dhe për problematikën me rezervimet!”, njofton Drejtoria e Transportit.
Për shkak të bllokimit është krijuar rradhë ndërsa drejtoria ka siguruar se sot do të punohet edhe jashtë orarit për të kryer të gjitha shërbimet. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/