Polici ka konfirmuar vdekjen e dy personave në aksidentin që ndodhi në Zemblak në Korçë. Nga kjo ngjarje e rëndë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorrit Arjan, Xhuti, 46 vjeç dhe një grua që ishte në zetor, Hatixhe Kulla, 58 vjeçe.
”Rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/