Nuk është shpërndarë aspak mjegulla e një takimi të zhvilluar me urgjencë mes kryeministrit Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Tiranën në pak orë pasi ka ndwrprerw në mënyrë të papritur një konferencë shtypi që po mbante në Prishtinë.
”Më duhet të përfundoj këtu për shkak të një takimi urgjent. Do jem sërish nesër me ju”, u ka thënë Kurti gazetarëve.
Ky është ndër takimet e rralla të Kurtit me Ramën edhe në kushte normale çfarë e kthen takimim urgjent, pa ndnkë paralajmërin, në një alert për opinionin publik.
Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij, Albin Kurti ka zgjatur rreth dy orë.
Takimi mes dy liderëve u mbajt në vilën qeveritare ne “ish-Bllok”, ndërsa nuk dihen detaje se për çfarë diskutuan dy kryeministrat.
Pas takimit ka pasur një heshtje totale.
Por ka patur vetëm një postim nga këshilltari i Vetvendosjes Arbër Zaimi.
“Ukraina në luftë tash e shtatë muaj me Rusinë, ndërkohë që ditët e fundit ka patur fërkime serioze e shkëmbim zjarri edhe mes Azerbajxhanit e Armenisë, por edhe tension maksimal mes Greqisë e Turqisë.
Nëse ka “palë të interesuara” për zgjerim global të luftës dhe konflikteve (dhe sigurisht që ka), atëherë padyshim ato shqyrtojnë edhe mundësinë për nxehjen e konflikteve të ngrira mes Serbisë dhe Bosnjës si dhe Serbisë e Kosovës. Potencial me interes për të njëjtat “palë” mund të paraqesë edhe Maqedonia e Veriut me ekuilibrat e brishtë etnikë brenda saj, teksa Shqipëria është ekspozuar ndaj rreziqeve, duke strehuar armiq të armiqve, por pa investuar seriozisht në mbrojtje.
Në situatë paqeje, unë nuk jam partizan i “unitetit”, por i debatit mes shtresave e grupeve sociale dhe i pozicionimeve të forta politike, sepse këto e bëjnë demokracinë. Por në kohët kur “t’i çan hundët era e barotit” është naivitet e mendjelehtësi kryeneçe të vazhdohen sherret e brendshme e të mos arrihet, nëse jo uniteti, së paku një koordinim i domosdoshëm kombëtar”, shkruan Zaimi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/