“Inceneratorët: Miliona euro sekserëve të Edi Ramës, Mërtiri-Zoto-Blushi“

“Inceneratorët: Miliona euro sekserëve të Edi Ramës, Mërtiri-Zoto-Blushi“

32
0
Shares

PD ka vijuar me pyetje të përditshme për inceneratorët. “Miliona euro sekserëve të Edi Ramës, Mërtiri-Zoto-Blushi. Me paratë  publike të taksave të shqiptarëve të mbahet mbyllur goja në ekrane! Ja dokumentet që e faktojnë”, deklaroi anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi.

Sot do të tregojmë dokumente të transfertave bankare nga kompania e inceneratorëve, Integrated Energy, drejt një kompanie bullgare në pronësi të sekserëve me të cilët ndan paratë Edi Rama. Miliona euro janë shuma të majme dhe të padëgjuara, edhe per kompanite më prestigjioze të botës, por arsyeja kuptohet: nuk janë për ekspertizën, por për ‘perizën mediatike’, dmth që hajdutëria e inceneratorëve të mos shfaqet në ekranet e drejtorëve-sekserë që marrin lekë me thes nga Rama.

Për këtë qëllim u krijua edhe guacka ne Bullgari, nga sekseret e Ramës: Mërtiri-Zoto-Blushi. Të grabisin miliona euro nga paratë  publike të taksave të shqiptarëve dhe me to të mbanin mbyllur gojë e ekrane!

Këto fatura fictive, me vlerë miliona euro, janë lëshuar nga guacka në Bullgari për kompaninë e inceneratorëve në Tiranë, që gjithashtu, merr e vazhdon të marrë miliona, ndonëse nuk ekziston inceneratori.

Pyetjet sot i vazhdojmë për SPAK-un, që ka mbetur si sopatë pa bisht, që nuk i duhet gjë kërkujt, veç Edi Ramës dhe dishepujve të tij në sektin e hajdutërisë:

1. Çfarë ekspertize ofrojnë tre sekserët e Edi Rames: Mertiri, Zoto dhe Blushi?

2. Për çfare ka faturuar mbi 1 milion euro, kjo guacka në Bullgari, kompaninë e inceneratorit të Tiranës që po grabit miliona euro të tjera, por incenerator nuk ka?

3. Koka është në burg për fatura fiktive prej 9 muajsh. Pse ky standard i dyfishtë?

4. Po faturat mbi 1 milion euroshe të 3 sekserëve të Edi Ramës, a janë reale apo fiktive?

5. A janë Rama-Agaci-Ahmetaj-Veliaj përmbi ligjin, që SPAK nuk guxon të veprojë ndaj tyre, edhe kur:

a- kryhet procedurë anti-ligjorë në kundërshtim me shkresën e APP;

b- tallen me kinse 9 procedura brenda ditës;

c- shkelin strategji dhe ligje për të grabitur miliona euro pa tender dhe pa specifikime teknike;

d- çojnë paratë në guacka për të ryshfetuar  zyrtarë dhe media;

e- marrin 29 euro/ton, ndonëse nuk ekziston inceneratori?

Koka e Lefterit nuk është koka e haram-defterit! Koka është Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj dhe sekseret e tyre janë Mertiri-Zoto-Gugallja-Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY