Protesta e thirrur nga kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta përpara inceneratorit të Tiranës pritet tw nisw nw 18.15 kete pasdite.
Në protestë, kanë deklaruar pjesëmarrjen e tyre edhe një pjesë e deputetëve demokratë të cilët janë shprehur se ishte detyrë pjesëmarrja në çdo organizim kundër qeverisë.
Që prej 25 korrikut, Meta ka nisur organizime në terren dhe organizime të vazhdushme të konferencave për shtyp me gazetarët, ku ka denoncuar aferën korruptive të inceneratorëve dhe po ashtu shkelje të tjera të kryera nga ana e qeverisë.
Mbrëmjen e djeshme i pyetur mbi hetimet e SPAK ndaj tij, Meta u shpreh se nuk ndihej aspak i shqetësuar duke shtuar se vëmendja nuk duhej kurrsesi të hiqej nga afera e inceneratorëve.
“Ta shikojmë diktaturën e tij. Ai është një legen. Ai e di shumë mirë që është një legen. Ai do qajë të vijë ashtu. Ai erdhi në politikë si çuni i Netës dhe do ikë nga politika si kurban i Ilir Metës”, tha Meta mbrëmë në emisionin TPZ.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/