Arben Kraja: Ishte kriminel në Spanjë e merrte tendera në Tiranë

Arben Kraja: Ishte kriminel në Spanjë e merrte tendera në Tiranë

90
0
Shares

Drejtuesi i Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja tha spnte se për sa kohë lëshohen urdhër-arreste dhe ka ende persona në arrati, kjo tregon se diçka nuk shkon.

Kraja i bëri komentet në një intervistë për RTSH në emisionin “Pa censurë”.

“Kemi pasur në hetim dhe grupet e strukturuara kriminale me numër të jashtëzakonshëm aktivitetesh, 35 masa arresti që nuk u realizuan të gjithë. Diçka nuk shkoi mirë pasi arrestimet nuk u kryen të gjitha. Kjo duhet të jetë analizë e policisë jo SPAK”,  tha ai.

Në lidhje me përfshirjen e grupeve kriminale në politikë, Kraja u shpreh se nuk është evidentuar një rast i tillë, por se grupet e krimit të organizuar kanë tentuar korruptimin e policisë dhe organeve të drejtësisë.

“Krimi tenton të përfshihet me politikë sepse tentojnë të hyjnë tek prokurimet publike marrin tendera. Kemi pas një rast ku pronarët ishin të përfshirë në Spanjë”, – tha ai.

Në lidhje me hetimin e Metës Kraja tha se është hetim me kallëzim të gazetarëve, nuk mund të them më tepër. Jemi duke kryer të gjitha veprimet. Shkojnë dhe vijnë përgjigjet, pa diskutim. Nuk dua të futem në detaje, do t’i bëjmë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshi dhe marrjen e provave nga jashtë vendit.

Ndërkohë ai tha se çështja e Gërdecit vijon të hetohet dhe ish ministri i Mbrojtjes është në hetim si dhe çështja e privatizimit të klubit Partizani. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY