Pezullohen 2 oficerë policie në Elbasan, mësohen arsyet nga AMP

Pezullohen 2 oficerë policie në Elbasan, mësohen arsyet nga AMP

73
0
Shares

AMP pezulloi sot shefin e trafiqeve dhe 2 nënkomisarë policie në Elbasan, Ulian Shpataraku dhe Sovjona Kapllanaj pas vendimit penal dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Nënkomisar U.SHpataraku 37 vjeç, është me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan; – Nënkomisare S.Kapllanaj 45 vjeçe, është me detyrë Specialiste pranë Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Ata janë pezulluar në kuadër të procedimit penal nr.1200, viti 2022, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, i ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e kësaj Prokurorie. Dyshohet se në shpërdorim të detyrës, këta punonjës policie nuk kanë zbatuar procedurat standarde për ndalimin e një shtetasi në kërkim policor. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY