Policia në Tiranë e Durrës fshehin rastet e rënda me humbje jete...

Policia në Tiranë e Durrës fshehin rastet e rënda me humbje jete në biznese për shkak të aksidenteve

88
0
Shares

Policia fsheh rastet e viktimave në biznese të ndryshme. 3 ditë më parë policia lajmëroi se një punëtor ra nga skela në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Por në njoftimin e saj policia u kujdes të mos bënte publik emrin e biznesit dhe atë të punëtorit duke u shprehur se aksidenti ndodhi “në afërsi të mbikalimit të Rinasit”.

”I ndjeri ka qenë duke punuar në ambientet e ‘Auto Star Albania’, kompanisë që ka në koncesion shitjen e makinave Mercedez Benz në Shqipëri, në pronësi të grupit Kastrati”, raportin MCN.

Edhe pak javë mënparë një aksident me vdekje ndodhi gjatë punimeve në një resort në Gjirin e Lalëzit.
Policia e Durrësit këtë rast e fshehu fare. Ajo nuk dha as aksident, as dërgim në spital etj. Sikur nuk kishte ndodhur asgjë. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY