Policia jep detajet, Elmasi goditi gruan dhe komshiun që po e mbronte

Policia jep detajet, Elmasi goditi gruan dhe komshiun që po e mbronte

110
0
Shares

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku burri goditi me thikë të shoqen si dhe një komshi që ndërhyri për të ndarë sherrin e përgjakshëm.

“Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi Elmas Kalia, 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Shkelqime Kalia, 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin Elmaz K.”, njoftoi polocia.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY