Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë ironi sot me mbështetjen amerikane për ish drejtorin e Policisë Gledia Nano shkarkuar para pak ditësh nga kryeministri Rama.
“Mesazhi që dua t’ju jap sot: ju sot do merrni në dorëzim flamurin e organizatës, ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera. Ca më shumë ca më pak, flamuri i vetëm për të cilin çdo shqiptar është gati ta japë jetën është flamuri me shqiponjën , këtë gjë mos e harroni”, tha ai gjatë ceremonisë së prezantimit të drejtorit të ri të policisë Muhamet Rrumbullaku.
Gjatë fjalimit të tij, Çuçi tha se Rrumbullaku plotëson të gjitha kriteret ligjore për të qenë në krye të policisë së shtetit, ndërsa u shpreh I bindur se Rrumbullaku do të kryeje detyrën e tij me nder dhe sukses.
“Përveç kritereve ligjore që plotëson për të qenë drejtor i policisë se shtetit, në gjykimin tim por edhe të gjithë njerëzve që jam konsultuar , është nga të pakët punonjës të policisë që ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe profesional. Është nga të paktët që ka qenë në pjesën më të madhe të karrierës së tij në pozicione drejtuese. Policisë së shteti I duhet një person si Rrumbullaku. Jam bindur se do ta realizoni me nder dhe sukses këtë rrugëtim,” tha Çuçi.
Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku u betua sot gjatë ceremonisë për marrjen e detyrës, duke thënë se betohet të mbajë me nder flamurin e Policisë së Shtetit
“Në këtë çast solemn, në respekt të brezave, në shenjë nderimi, të rënëve në krye të detyrës, të vendosur për të zbatuar ligjin, betohem për të mbajtur me nder Flamurin e Policisë së Shtetit”, tha Rrumbullaku. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/