Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, debon ambasadën në 24 orë

07/09/2022
EBRAHIM RAISI/Presidenti i sapozgjedhur i Iranit, udhëheqës i vijës së ashpër, nuk negocon programin bërthamor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Iranit pas sumit kibernetik ndërmarrë nga ky vend sipas qeverisë shqiptare më 15 korrik.

Kryeministri Edi Rama tha sot në një mesazh live se qeveria i ka kërkuar personalit iranian në Tiranë të largohet brenda 24 orëve nga Shqipëria.

Ky është rasti i parë i ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me një vend që prej viteve 60 kur Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik.

Në Shqipëri janë akomoduar që prej gati 10 vitesh pjesëtarë të organizatës MEK që është edhe kundërshtare e qeverisë zyrtare të Iranit.

Më poshtë mesazhi i plotë i kryeministrit Rama:

Videomesazh i Kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin e qeverisë shqiptare, si kundërpërgjigje ndaj aktit të sulmit të rëndë kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Ta dashur bashkëqytetarë!

Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi tërëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim. 

Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron. 

Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë.

Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt te menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike te Iranit. Ky vendim i është bere i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike te Iranit, te cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i te gjithe personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfire edhe personelin e sigurise. 

Kjo mase ekstreme, aspak e deshiruar po krejtësisht e detyruar, eshte ne proporcion te plotë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik, i cili kërcënoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasigurisë e të kaosit në vend.

Dështimi i këtij sulmi masiv mbi vendin tonë, falë rezistencës së sistemeve që kemi ngritur dhe ndihmës së grupeve speciale që na u bashkuan në këtë luftë, nuk është fundi i kërcënimit kibernetik, po thjeshtë prova se tanimë edhe Shqipëria ka hyrë falë zhvillimit digjital në hartën e gjerë të luftës për sigurinë kibernetike. Por lajmi i mirë është se ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë e si duhet ta bëjmë për të mos na prekur dot askush, ashtu siç dimë edhe se do t’i bëjmë siç duhet gjërat e duhura, sepse kemi partnerët e duhur. r.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.