“Rikthimi i ish-drejtorit famëkeq të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i rrezikshëm...

“Rikthimi i ish-drejtorit famëkeq të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i rrezikshëm dhe provokativ”

49
0
Shares

Rikthimi i ish-drejtorit famëkeq të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, është  i rrezikshëm dhe provokativ. Veliu është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Deklarata e Nokës:

Rikthimi i njërit prej përgjegjësve të kriminalizmit të Policisë në vendin e krimit, është një ogur i keq i kësaj qeverie për cdo shqiptar q ë kërkon rend, siguri dhe një polici në shërbim të qytetarëve.

Ardi Veliu, ish-drejtori famëkeq i Policisë së Shtetit, është kthyer në strukturën policore.

Ai do të drejtojë Agjencinë e Mbikqyrjes Policore e cila, siç sugjeron emri, do të kontrollojë policët për shkelje etike dhe ligjore.

Siç thotë populli: i varin ujkut zorrët në qafë.

Ardi Veliu është kampion i shkeljeve etike dhe ligjore.

Ai është kryepolici i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, me dorën deri në bërryl në qypin e korrupsionit.

Ardi Veliu, mbi të gjitha, do të kujtohet për korruptimin strukturor të Policisë së Shtetit. Me korruptim strukturur duhet të kuptojmë politizimin deri në palcë, duke e kthyer armën e Policisë në pisqollë të Rilindjes.

Gjithashtu Veliu është kryepolici që infektoi policinë e shtetit me virusin e prekjes dhe përfshirjes në zgjedhje.

Me këto dy rekdore të zeza, Partia Demokratike paralajmëron se Ard Veliu është rikthyer, jo për ta mbikqyrur Policinë, por për tu siguruar se në zgjedhjet e ardhshme ajo do të jetë sërish dora e zgjatur dhe e pandëshkuar e Rilindjes në proces. Si dhe për të ruajtur lidhjet e vjetra me botën e krimit.

Ardi Veliu e ka mbi vete damëkn e Elbasanit në zgjedhjet e shkuara.

Jo vetëm peshën e një vrasjeje, por edhe prishjen e provave në vendngjarje.

Riqarkullimi i Veliut nuk është thjesht kriza për kuadro të ndershëm në Polici, por filozofia e kryeministrit, ministrit dhe kësaj qeverie, sipas të cilëve monitorimi i Policisë u lihet të inkriminuarve.

Partia Demokratike e sheh si të rrezikshëm dhe provokativ këtë emërim. Duke e ndarë armën e policisë nga pisqollat e pushtetit, ne garantojmë, si policët e ndershëm, ashtu dhe opinionin publik, se të korruptuaritdhe vrasësit e mitit të shtetit, çic është Ardi Veliu, do të japin llogari për cdo përfshirje në korruptim dhe inkriminim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY