Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Polemika e Lubjanës me Beogradin për Kosovën, Vuçiç alarmon Presidentin slloven

06/09/2022
Polemika e Lubjanës me Beogradin për Kosovën, Vuçiç alarmon Presidentin slloven
Share on FacebookShare on Whatsapp
Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka ftuar në bisedë ambasadorin serb, për shkak të deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton radio Evropa e Lirë.

Vuçiq, gjatë vizitës së fundit të presidentit slloven, Borut Pahor në Beograd, tha se Sllovenia, sikurse edhe shtetet e tjera që e njohin Kosovën, ka shkelur integritetin territorial të Serbisë.

MPJ e Sllovenisë ftoi në bisedë ambasadorin serb në Lubjanë, Zoran Vlatkoviq, për të biseduar për këto deklarata që Vuçiqi i bërë gjatë një konference për media lidhur me vizitën e Pahorit në Serbi.

Ambasadori slloven në Serbi, Damjan Bergant, po ashtu është ftuar në bisedë për temën e njëjtë, tha Ministria sllovene për N1.

Presidenti serb, pas takimit me Pahorin në Beograd, ishte pyetur nga gazetarët pse Serbia nuk po i vendos sanksione Rusisë dhe ai ishte përgjigjur duke pyetur: “si t’ua shpjegoj qytetarëve se Serbia po i vendos sanksione Rusisë e jo Sllovenisë?”.

“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë. Sllovenia e ka shkelur. Dhe siç e shihni, ne kemi raporte të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq dhe shtoi se Sllovenia, sikurse për shembull Franca, Gjermania dhe SHBA-ja që njohin pavarësinë e Kosovës, që sipas qëndrimit të Serbisë, po shkel ligjin ndërkombëtar, Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Ministria e Jashtme sllovene tha se ishte shumë e befasuar nga deklaratat e Vuçiqit.

“Edhe një herë, ne përsërisim qëndrimin tonë lidhur me Kosovën, që Sllovenia e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Në këtë drejtim, ne shprehim pritjet tona që Serbia në të ardhmen të mos e problematizojë qëndrimin tonë karshi Kosovës sepse mbështetja e Sllovenisë për Kosovën nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Ne po ashtu shprehim kundërshtinë që njohja e Kosovës nga Sllovenia të krahasohet me agresionin rus kundër Ukrainës”, u tha në deklaratën e Lubjanës.

Ministria e Jashtme sllovene gjithashtu tha se pret që bashkëpunimi aktual me Serbinë të vazhdojë dhe se Lubjana do të vazhdojë të avokojë për komunikim me Beogradin, në të gjitha nivelet.

“Ne duam që shtetet të vazhdojnë të zhvillojnë raporte miqësore dhe së bashku të shikojnë për mundësi që të zgjidhen çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor, që do të ulnin tensionet në rajon. Kjo do t’u mundësonte Kosovës dhe Serbisë që të bënin përparim në rrugën drejt BE-së”, u tha në njoftim.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe që atëherë është njohur nga 117 shtete të botës. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

TIRANË/ Finalizohet operacioni “Tools”, arrestohet autori i dyshuar i një grabitjeje me thikë

10/04/2026
Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

Qeveria, dy vendime që i hapin rrugë prodhimit të dronëve luftarakë dhe mjeteve lundruese

10/04/2026
Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

Berisha: Rama e refuzoi projektin e shkëlqyer të marinës për Durrësin sepse kërkoi ryshfet 10 milionë euro

10/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.