Gazezari Robert Rakipllari, drejtor i news24 ka fitiar gjyqin me gazetarin Frrok Çupi pasi ky w fundit e paditi Rakipllarin për shkak se e quajti spiun.
Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, të publikiar nga gazeta Panorama thuhet se “i akuzuari Robert Rakipllari nuk ka përhapur thënie që shihen të jenë të rreme, por thënie të publikuara dhe të bazuara në dokumente shtetërore. Në këto kushte, fakti i publikimit të këtyre të dhënave të marra nga dokumente shtetërore nuk përbën vepër penale të shpifjes e për rrjedhojë, i akuzuar duhet të deklarohet i pafajshëm”, deklaron Gjykata.
Frrok Çupi e paditi Rakipllarin për “shpifje” pas deklaratave të tij në emisionin “Open”, pasi e quajti “Spiun i Sigurimit”.
Ankimi në Gjykatën e Tiranës u depozitua nga Frrok Çupi në 15 qershor 2021, i cili kërkoi ndjekjen penale dhe deklarimin fajtor të Rakipllarit, pasi ky i fundit e cilësoi në emisionin “Open” spiun të sigurimit të shtetit.
Por Rakipllari ka sjellë në gjykatë dokumente ku ndodhen emrat që u eliminuan nga gara për deputetë nga Komisioni i Verifikimit të personave. Mes tyre është edhe emri i botuesit Çupi.
Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Çupit për anulimin e vendimit të Komisionit të verifikimit.
Debati në Open para më shumë se një viti:
Të ftuar në emisionin “Open” më 11 prill 2021, gazetari Robert Rakipllari debatoi ashpër me analistin Frrok Çupi.
Rakipllari: Ke qenë spiun i sigurimit
Frrok Çupi: Ore mban përgjegjësi për këtë
Rakipllari: Po po mbaj përgjegjësi unë
Frrok Çupi: Me këtë që bërë do shkosh në gjyq
Rakipllari: Shko. Unë nuk debatoj me ty
Frrok Çupi: Vendose fjalë që nuk i thashë unë
Rakipllari: Të respektova, të dëgjova deri në fund. Je në vete?
Frrok Çupi: Je një kokërr budalla i dashur
Rakipllari: Je spiun. Ke qenë, mbaje
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/