Qëllohet për vdekje nga policia gjermane 23 vjeçari shqiptar, çfarë panë policët

Qëllohet për vdekje nga policia gjermane 23 vjeçari shqiptar, çfarë panë policët

57
0
Shares

Një i ri shqiptar u qëllua për vdekje nga policia gjermane. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:40 të mëngjesit të kësaj të diele në një apartament në Löwenberger Strasse në Berlin-Lichtenberg.

Mediat gjermane bëjnë me dije se një 23-vjeçar me origjinë nga Kosova ka sulmuar me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase në katin e 9-të të një pallati.

“Kur policia mbërriti, burri goditi gruan e shtrirë në tokë me sëpatë, më pas ai u qëllua nga efektivët duke u plagosur për vdekje”, tha zëdhënësi i polivisë Dams.

Edhe 27-vjeçarja ukrainase u plagos rëndë dhe nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mediat gjermane shkruajnë se marrëdhënia mes autorit dhe viktimës është ende e paqartë, ndërkohë që identitetet e tyre nuk bëhen ende me dije.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY