Një qytetar grek ka rënë nga muret e kalasë së Gjirokastrës këtë mbrëmje ndërsa arsyet ende nuk janë mësuar.
“Rreth orës 22:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasi grek K. V., 39 vjeç.
Ky shtetas është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshmë të trupit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Gjirokastrës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/