EMRI/ Zhduket biznesmeni shqiptar, makina u gjet e braktisur, telefoni pa sinjal

EMRI/ Zhduket biznesmeni shqiptar, makina u gjet e braktisur, telefoni pa sinjal

66
0
Shares

Një biznesmen shqiptar në fushën e ndërtimit rezulton i zhdukur prej 1 jave në Rodos, në Greqi, lajmërojnë mediat greke cituar nga tv klan.

Xhani Topalli 46 vjeç u zhduk më 28 Gusht dhe familja e tij dha alarmin në polici. Celulari i tij rezulton i fikur, ndërsa makina e biznesmenit është gjetur e braktisur 2 kilometra larg shtëpisë.

”Punonjësit e policisë që po kryejnë një hetim të plotë, gjetën makinën e tij “Honda CRV4×4”  me xhamat e hapur dhe pa çelësa në Kalythies në një pikë mermerësh pranë zonës”, shkruajnë mediat vendase.

Familjarët e tij janë të shqetësuar për fatin e biznesmenit shqiptar, i cili është baba i 3 fëmijëve po ata ende nuk kanë pranuar aktivizimin e silver alert.

Deri tani nuk ka asnjë shenjë prej tij. Biznesmeni shqiptar u pa për herë të fundit të dielën e 28 Gushtit kur ka qenë me një grup shokësh. Në mbrëmje të asaj dite, Xhani Topalli do të takohej me një klient për të diskutuar për punë në një ndërtesë hotelerie.

Nga kontrolli i disa kamerave të sigurisë që bëri policia greke, rezultoi se 46-vjeçari u nis drejt vendtakimit, por më pas nuk ka asnjë të dhënë.

Gazeta “Dimokratiki i Rodos” shkroi se duke qenë se për shkak të punës së tij kishte llogari të hapura dhe po përpiqej të mblidhte detyrimet , është për t’u habitur që ai nuk iu përgjigj një takimi që kishte të hënën në mëngjes me një hotelier , i cilit do t’i paguante 30.000 euro 46-vjeçarit për punën që kishte bërë.

Policia po punon për të lokalizuar vendndodhjen e fundit të celularit të shqiptarit, që rezulton i fikur, raporton tv klan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY