Sulmi ndaj “Prestige Resort”, kreu i PD, Sali Berisha e konsideron përpjekje për të shkatërruar një grup mediatik.
“Me ato që unë kam lexuar, konstatoj se Edi Rama ka urdhëruar shkatërrimin e pjesëve të resortit në kundërshtim flagrant me ligjin.
Sipas zëdhënëses së kësaj kompanie, gjithçka është ndërtuar mbi bazën e lejeve të firmosura nga vetë Edi Rama.
Kjo e bën atë përgjegjës penalisht për shkatërrimin antiligjor të pronës së tjetrit.
Së dyti, ndërmarrja qoftë edhe në zbatim të ligjit, të një akti të tillë, kur resorti është plot me turistë dhe vetëkuptohet është normale të shpresojmë ta zgjasim sezonin, është akt i mirëfilltë banditesk, dhe një goditje që i jepet këtij sektori”, tha Berisha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/