Berisha: e lidh zhdukjen e Martinit me rikthimin e basteve: Pas lajmeve...

Berisha: e lidh zhdukjen e Martinit me rikthimin e basteve: Pas lajmeve për Ervis Martinin, Olsi Rama bëhet mbreti i basteve

33
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha e lidh zhdukjen e Ervis Martinit me vendimin e qeverisë për rikthimin e lojërave të fatit.

Pas lajmeve për Ervis Martinin, Olsi Rama bëhet mbreti i basteve, tha sot Berisha në një konferencë për shtyp në selinë e PD në Tiranë.

Komenti i Berishës:
Dy persona kanë qenë të njohura në industrinë e basteve, Ervis Martini.
Ai, askush nuk merr vesh të vërtetën, por e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama.
Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Këto nuk janë pa lidhje me njëra-tjetrën.
Prandaj lëvizjet e fundit të tij janë grusht shteti i pjesshëm. Ato janë institucione shumë të rëndësishme, policia, SHISH apo pastrimi i parave.
Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama legalisht. Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish.
Tani ky i legalizon, ky që nuk tha gjë për to. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY