Sulmi ndaj medias së lirë e të pavarur, dhunë shtetërore e...

Sulmi ndaj medias së lirë e të pavarur, dhunë shtetërore e pushtetit privat të Edi Ramës

32
0
Shares

Shembjet në “Prestige Resort”, pronë e drejtuesit të disa mediave të shkruara dhe televizive janë dënuar edhe nga opozita.

PD dënon me ashpërsi sulmin ndaj medias së lirë e të pavarur nga dhuna shtetërore e pushtetit privat të Edi Ramës, thuhet në një deklaratë të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Deklarata e Vokshit:

Mësymja me fadroma dhe rruspa në një rezort turistik me 5 yje, në pronësi të një grupi të rëndësishëm mediatik, Hysenbelliu Group, nuk është asgjë më pak se hakmarrje politike.

I vënë në shënjestrën e News 24, Balkan Web dhe Panorama për korrupsionin dhe skandalet e adminstratës së tij, Edi Rama ka bërë sot atë që bën më mirë: Terroristin me fadromë.

Edhe pse sezoni turistik është ende në vijim, në shkelje të çdo procedure ligjore, Rama ka dërguar IKMT e tij, të stërvitur në prishjen e shtëpive të qytetarëve dhe pronave të kundërshtarëve politikë, për të dhënë mesazhin e frikës.

Qindra turistë të huaj e vendas, punonjës të kompanisë, janë tronditur nga ndërhyrja e dhunshme e fadromave në orët e para të mëngjesit.

Mesazhi i Ramës është i qartë: Kritikët duhet të heshtin.

Ata që nuk binden duhen çuar për riedukim.

Ato koka që nuk hanë njëra-tjetrën në përplasje për territore kriminale në rrugët e Shqipërisë, i ha qeveria e tij. Në mos me të butë, me kërcënime e shantazhe.

Në mos me para, me tentakulat e forcës të pushtetit personal të Edi Ramës, që paraqiten si shtet ligjor.

U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve ende të interesuara për mbajtjen e Shqipërisë në anën e vendeve të lira të reagojnë, të ngrenë zërin.

Media e lirë në Shqipëri është në rrezik, fjala e lirë e lirë është në rrezik!

Ndërkohë që Edi Rama bën si kampion i hapjes nga Beogradi, ai urdhëron shkatërrimin e një biznesi që është në punë të vet.

E jo të çfarëdo biznesi, por të “Prestige Resort”, ku ai me ministrat e tij shpenzonin kohë me të ngrëna e të pira, në krah të pronarit.

Është i njëjti “Prestige Resort” që ngrihej në qiell kur rriste prestigjin e kryeministrit në sytë e ndërkombëtarëve, duke strehuar qindra afganë që u iknin talebanëve.

Disa muaj më vonë është Edi Rama që si taleban, u vërsulet kritikëve dhe kundërshtarëve me sytë e errësuar nga urrejtja që ka për këdo që nuk i bindet.

E pati thënë vetë në krye të herës: Nuk keni parë gjë akoma!

Është koha që të gjithë të reagojmë! Është koha të mbrojmë liritë e të drejtat!

Edi Rama të shohë se ç’mund t’i bëjë një popull i neveritur që nuk e duron zgjedhën e shtypjes dhe arrogancës qeveritare.

Partia Demokratike, dënon me ashpërsi këtë sulm ndaj medias së lirë e të pavarur!

PD dënon dhunën shtetërore të pushtetin privat të Edi Ramës ndaj biznesit shqiptar!

PD e cilëson atë jo vendosje rregulli, por rivendosje të diktaturës.

Jo legalitet, por selektivitet.

Jo aksion për shtet ligjor, por filozofi qeverisëse jakobine dhe sovjetike.

Me Edi Ramën në krye, Shqipëria është në rrezik,
Demokracia është në rrezik
e ardhmja europiane e Shqipërisë është në rrezik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY