FARUK OZEL/ Biznesmeni turk i kriptomonedhave në gjyq në Elbasan, akuza i...

FARUK OZEL/ Biznesmeni turk i kriptomonedhave në gjyq në Elbasan, akuza i përmend 2 miliardë dollarë të grabitura

29
0
Shares

Po zhvillohet në Elbasan gjyqi për masën e sigurisë ndaj biznesmenit turk Faruk Ozel, arrestuar pak ditë më parë në Himarë pas më shumë se një vit kërkimi nga policia.

Arrestimi i Ozel është bërë pasi autoritetet e drejtësisëturke kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin e mësipërm, për veprat penale tëNgritja e orgazinatave me qëllim kryerjen e krimeve” dhe Mashtrim në rrethana rënduese të parashikuar nenet 220/1, 158/f të K.Penal tëTurqisë. Maksimumi i dënimit të mundshëm për këto vepra është 10 vjet burgim.

Nga informacioni i dërguar nga Difuzioni i Interpolit rezulton se shtetasi turk Faruk Fatih Özer në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex” me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale, ky i arrestuar ka mbyllur platformën dhe mediat sociale dhe është larguar nga territori turk më datë20.04.2021.

Prokuroria ka kërkuar nga gjykata miratimin e arrestimit provizor të shtetasit turk Faruk Fatih Özer të kryer nga oficerët e policisë gjyqësore tëDrejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Caktimin e masës provizore të sigurimit personal shtrënguese “Arrest në burg”, për shtetasin turk Faruk (Fatih) Özer, me qëllim ekstradimi e tijTurqi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY