Ilir Meta publikon detaje të reja për padinë e lobimot në SHBA....

Ilir Meta publikon detaje të reja për padinë e lobimot në SHBA. A qëndron akuza pas këtij fakti

60
0
Shares

Ilir Meta ka dhënë detaje të reja në lidhje me kontratën e lobimiz në SHBA. Ai tha se kontrata ishte anuluar prej tij pasi ishte firmosur nga një person i pautorizuar.

Meta mohoi të jenë paguar shifrat e përmendura gkatë një intervoste në Open, dhe theksoi se ishte bërë vetëm një pagesë prej 15 mijë dollarësh.

Ilir Meta: Po ta kisha ditur se do më bënit këtë pyetje, do kisha marrë të dhënat zyrtare. Ajo që mund të them është se LSI ka qenë një parti tepër korrekte për financat dhe lobimet, të jeni të sigurt që i keni të gabuara ato shifra sepse çdo gjë e kemi raportuar. Hetimi i SPAK-ut nuk ka lidhje me këtë çështje.

Janë paguar për kompaninë 15 mijë dollarë që janë raportuar në KQZ. Një person me origjinë greke ka kontaktuar me një deputet të LSI-së. Kompania ka përcaktuar se Meta (unë) pasi shkova në SHBA e anullova këtë kontratë sepse personi nuk ishte i autorizuar për të bërë angazhime të tilla dhe e gjithë pagesa është 15 mijë dollarë.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY