Kreu i PD, Sali Berisha foli sot për protestë të gjatë dhe të qëndrueshme e cila është shkatërrimtare për këtë regjim.
Kryetari demokrat tha se qytetarët kanë pritshmëri shumë të larta nga PD.
“Ata presin veprimet e frontit për shpëtimin e Shqipërisë dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithccka për t’u dalë zot dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë.
Protesta e gjatë dhe e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim, është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë”.
“Ne ngrihemi kundër këtij regjimi me besimin më të madh se shqiptarëve do u kthejmë të drejtën e votës”
Përgjigjia popullore ndaj tyre është rruga më jetike, më e domosdoshme. Dhe është detyra jonë që këtë mesazh ta përcjellin në çdo zemër, në çdo votër, në çdo derë të shqiptarëve.
Ky pushtet është pushteti i dhunimit të votës.
Askush nuk mund t’u diktojë shqiptarëve që të pranojnë një pushtet që vjen nga vota e dhunuar nga terroristët e kuq të votës, patronazhistët.
Askush nuk mund të diktojë që shqiptarët të pranojnë një pushtet të grabitur.
Jo, ne ngrihemi kundër këtij regjimi me besimin më të madh se shqiptarëve do u kthejmë të drejtën e votës.
Edi Rama do marrë të gjitha mësimet që meriton për dhunimin që i ka bërë votës së shqiptarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/