Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se kreu i policisë Gledis Nano u shkarkua pasi ra në dijeni të aferave të Olsit dhe Çuçit.
Berisha po fliste në mbledhjen e kryesisë së PD.
“E vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent dhe korrenti ishte afera e call-centerave.
Skema ishte në Tiranë, vjedhja bëhej në Gjermani. Autoritetet gjermane iu drejtuan këtij.
Iku Nano sepse 2.2 ton drogë në Itali nuk shkuan nga skafet, shkuan nga velat e klubit të Çuçit.
Atë kam pasion unë, tha ai. Dolën velat transportuesit kryesore të drogës.
Nuk ishte se po luftonte krimin ai, por pati naivitetin që të mos i mbulonte këto.
Kush iku me të? Iku edhe drejtorja e agjencisë kundër larjes së parave.
Nuk e njihja atë, sigurisht që ishte një emër formal në atë detyrë. Iku që agjencia të shndërrohet në agjencinë e larjes së parave të krimit,” tha Berisha.
Berisha: Drejtori i SHISH shkoi direkt nga zyra e Edi Ramës
Iku edhe drejtori i SHISH. Lajmi nuk është i tillë. Lajmi është se nga zyra e Ramës shkoi një drejtor.
Drejtori është në shkollim pa afat në SHBA, sepse ishte i pashkollë.
Drejtori i ri shkon direkt nga zyra e Edi Ramës.
Të gjitha këto tregojnë për një revansh të papërmbajtur të krimit dhe mafies në Shqipëri. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/