Muskurti në gjykatë
Ka dalë sot para gjykatës Arsen Muskurtit, i njohur ndryshe dhe si Hamza Muskurti, i cili ekzekutoi me armë dy ditë më parë me armë zjarri vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën, Nora Muskurti.
Gjatë seancës u mësua se Arseni ishte dorëzuar vetë në polici. Ai kishte njoftuar përmes avokatit se ku ndodhej në pritje të arrestimit nga policia. Më pas forcat e policisë e kanë marrë atë në rrugën 5 maji ku po priste bashkë me të shoqen.
Arseni është baba i 7 fëmijëve ndërsa ka pranuar krimin e rëndë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Islam Alla” brenda një agjensie turistike e cila menaxhohej nga dy viktimat dhe besohet se ishte shkak për nisjen e konflikteve mes dy vëllezërve. Ata kanë qenë në një proces gjyqësor në lidhje me biznesin, çka solli dhe tragjedinë e ditës së sotme. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/