Shkarkimi i Gledis Nanos ka ardhur në një atmosferë të nderë mes tij dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.
Sipas gazetares së kronikës Klodiana Lala ai ka pasur debate me ministrin dhe për disa emërime të kërkuara nga qeveria në poste të ndryshme në polici.
Çuçi i ka kërkuar dorëheqjen por ai ka refuzuar ta bëjë dhe pas kësaj zyra e shtypit e qeverisë ka injektuar lajmin e dorëheqjes në media si presion që ai të japë dorëheqjen. Por kësaj here jo në mediat e ujësjellësit por në të tjera.
“Ka pasur debate të ashpra ditët e fundit mes Nanos dhe ministrit të brendshëm. Debatet mes tyre kanë qenë me tone të ashpra. Ministri i ka kërkuar dorëheqjen Nanos, por ky e ka refuzuar. Çuçi i ka lënë një afat, por nga ana e Nanos nuk e ka marrë parasysh dhe më pas ai është shkarkuar. Përplasjet mes tyre vijnë për dy arsye, së pari lidhet me situatën kriminale në vend, i cili është tronditur kohët e fundit nga disa ngjarje të rënda dhe së dyti ka të bëjë me emërimin e disa drejtuesve në policia. Z. Nano ka kundërshtuar disa emra të cilët me sa duket i janë diktuar për të drejtuar drejtori apo seksione të veçanta. Për këto dy arsye përplasjet mes tyre kanë qenë tepër të forta”, tha Lala. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/